Maqedonci ftohet për raportim, deputetët duan sqarime për ushqimin e largimet në FSK

Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 01 October 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai është ftuar në këtë komision me propozim të deputetit të LDK-së, Anton Quni.
Sipas Qunit, Maqedonci duhet të raportojë para deputetëve për shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.
“Kemi parë lajmet në media që kohët e fundit ngritën disa shqetësime. Kam pasur kërkesa për shërbimet e FSK-së me ushqim. E kam konsideruar që është e pandershme me u deklaruar pa pasur informata zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes”.
“Po ashtu çështja e fundit është largimet e FSK-së, kërkoj që të jeni sa më korrekt dhe të mos politizohet kjo çështje. Të diskutohen këto çështje të shohim sa janë të vërteta, nëse janë ku qëndron problemi. Mundemi të vijmë në një epilog të përbashkët edhe të shohim ku është problemi që pjesëtarët e FSK-së po largohen nga FSK-ja”, tha Quni, raporton EO, transmeton Klankosova.tv
Nga ana tjetër, deputeti i VV-së, Enver Dugolli u pajtua me propozimin e Qunit.
“Pajtohem me këtë diskutim, me mënyra e qasjes profesionale dhe pajtohem ta kemi ministrit në takim. Pajtohem që sa më shpejt që ka mundësi ai të bashkëbisedojë dhe të raportoj të gjitha shqetësimet”, deklaroi Dugolli.
Komisioni miratoi plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Përderisa pjesë e grupit punues do të jen Erxhan Galushi, Anton Quni dhe Enver Dugolli.

Të tjera
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...