Maqedonci: FSK-ja është e gatshme të përballet me çdo lloj rreziku

Autori: Gazeta inFokus
06:59 | 02 December 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në lidhje mbi gjendjen e sigurisë pas sulmeve të fundit në veri, angazhimin e FSK-së për të mbrojtur infrastrukturën kritike, si dhe mundësinë e dërgimit të kësaj Force në veri ka thënë se në rast nevoje, trupat e armatosura do të dërgohen edhe në veri.
Maqedonci ka thënë se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, menjëherë pas sulmit terrorist në Zubin Potok, FSK-ja është angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike.
Ministri Maqedonci tregon se në rast nevoje, trupat e armatosura do të dërgohen edhe në veri.
“FSK është çdo herë e gatshme dhe e aftë të kryejë detyrat e saj sipas misionit kushtetues në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe në rast nevoje ashtu edhe do të veprojë, megjithatë sipas vlerësimeve dhe koordinimeve që kemi bërë në nivel të institucioneve dhe me komandën e KFOR-it, në këto rrethana nuk ka qenë i nevojshëm të ndërmerret një hap i tillë. Gjithsesi që nëse do të ndërmerrej do të bëhej në koordinim paraprakisht me aleatët tanë”, ka thënë ai.

Të tjera
-
Raportimi i Infokusit – Rizvanolli i thur lavde Ylber Batallit financuesit të VV-së që u emërua kryshef në KEK
Gazeta Infokus të hënën raportoi eksluzivisht se në krye të Korporatës Energj...
-
“Defender Europe 2025”, një divizion i ushtrisë amerikane do të vendoset në Kosovë, stërvitje me FSK-në
Rreth 180 pjesëtarë nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë i Gardës Kombëtare t...
-
Sëmundjet e bartura nga minjtë shkaktojnë krizë në Sarajevë
Në Sarajevë është edhe një herë viti i miut. Postimet në mediat sociale ng...
-
Rukiqi-Kurtit: Poshtërsi me i krahasu me Radoiçiqin bizneset që punësojnë mbi 150 mijë persona
Berat Rukiqi ka reaguar ndaj një deklarimi të deputetit të Kuvendit të Kosovë...
-
Rizvanolli: Bisneset po ndjellin frikë tek qytetarët se nëse ne u’a rrisim çmimin atyre, ata do t’ua rrisin çmimet qytetarëve
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas protestës ...
-
Ambasada e Gjermanisë: Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Ambasada e Gjermanisë në një postim të fundit shkroi se Berlini mbështet anët...
-
Rryma më lirë në veri të Kosovës, Rizvanolli: Kompania furnizuese atje e paguan tërë energjinë që konsumohet
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mohuar pretendimet se ...
-
Rizvanolli: Oda Ekonomike e Kosovës po bën luftë politike duke ushtruar presion ndaj bizneseve
Protesta e filluar në ora 10:00 në Veternik të Prishtinës, ka përfunduar në o...
-
Qeveria në detyrë bën disa emërime në institucione publike dhe ndan miliona euro, vendimet
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ...
-
Në Berlin do hapet ekspozita për masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë
Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin e cila mbahet nga data 9–...
-
Duda Balje thotë se nëse Fatmir Limaj kandidohet për kryetar parlamenti, do ta mbledhë partinë për të diskutuar
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është pyetur sot nga gazetarët n...
-
Nait Hasani shihet në kafe me Shqipe Selimin e Arben Vitinë
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, po i vazhdon takimet me zyrtarë të VV-së. ...