Lajme

Maqedonci e priti në takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes të Italisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 04 September 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, sot priti në një takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes të Italisë në Kosovë, kolonel Stefano Angioni.

Në njoftim thuhet se me këtë rast, ministri falënderoi kolonel Angionin për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Italisë.

Maqedonci i uroi kolonelit Angioni suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera