Maqedonci e njofton homologun e tij nga Letonia për gjendjen në veri pas sụlmit tẹrrorist në Ibër Lepenc
Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 12 December 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në vizitë zyrtare homologun e tij nga Letonia, Andris Sprūds.
Ceremonia zyrtare e pritjes u zhvillua me nderime shtetërore dhe u shoqërua nga togu ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë takimit, sipas komunikatës për media, ministrat diskutuan rreth zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në vend e Evropë.
“Ministri Maqedonci e njoftoi homologun e tij rreth gjendjes në veri të vendit, pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin Potokut, si dhe rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si shteti i vetëm që vazhdon të ruajë lidhje të afërta me Rusinë”, thuhet në kumtesën për media.
Në këtë aspekt, të dy ministrat theksuan dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, mbrojtjes totale, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike.
“Ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme që Letonia i ka ofruar Republikës së Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Vizita e ministrit Sprūds shënon një hap tjetër të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Letonisë, duke reflektuar angazhimin e ndërsjellë për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm”.
Të tjera
-
Pëlcet gypi kryesor furnizues në Sfaraqak, banorët e fshatit mbesin pa ujë deri nesër
Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në dy lokacione, konsumatorë...
-
Haradinaj: Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen
Kandidati për Kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar...
-
IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve për deputetë
Partia e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, Ini...
-
Presidenti i Koresë së Jugut nuk dorëhiqet pas ‘ligjit ushtarak’: Do lụftoj deri në fund
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka mbrojtur vendimin e tij p...
-
Shefi i NATO-s thotë se Putini dëshiron konfrontim me Evropën pas Ukrainës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar të enjten se ...
-
“KRU GJAKOVA” tregon sakrificat e punëtorëve në terren
“KRU GJAKOVA” bën të ditur se pas çdo pikë uji që shijojmë, qëndron përku...
-
Bedrije Syla-Alshiqi caktohet U.D. e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit
Këshilli i Prokurorial i Kosovës njofton se mbajti takimin e 259-të me radhë,...
-
Cilat zona në Kosovë janë më të rrezikuara nga tërmetet?
Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur pas mesnate Kosovën, duke u ndjerë më ...
-
Mundësohet puna praktike për nxënësit e Prishtinës në Ndërmarrjen Publike Banesore
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoft...
-
Banka Qendrore Evropiane ul normën e interesit në 3%
Banka Qendrore Evropiane ka ulur përsëri normën e interesit duke e çuar n...
-
Osmanit i konfirmohet bashkëpunimi në dobi të paqes dhe sigurisë nga kongresisti Sessions
Presidentja Vjosa Osmani, në Uashington D.C është takuar edhe me kongresistin...
-
ShBA: Përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë
Pas rënies së Presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri, administrata e Pres...