Lajme

Maqedonci dekoron drejtorin e “Bayraktarit” me medaljen për Shërbim të Shquar

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 06 November 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar.

“Kisha nderin që sot të pres në takim drejtorin ekzekutiv të kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar, si dhe ambasadorin e Republikës së Türkiye, Sabri Tunç Angili”, ka shkruar Maqedonic në Facebook.

“Bashkëpunimi me kompaninë Baykar që është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake me prodhimet e veta, ka bërë që FSK për një periudhë të shkurtër të ngrisë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”.

-Advertisement-

“Gjatë këtij takimi diskutuam për projektet e rradhës në të cilat do të investojmë, dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi përtej blerjeve”.

Maqedonci njoftoi po ashtu që e ka dekoruar atë me medaljen për Shërbim të Shqua.r

“Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Türkiye ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, shpreha mirënjohjen time të thellë duke dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” z. Haluk Bayraktar”.

“Lidhja e fuqishme ndërmjet dy shteteve tona do të vazhdojë!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera