Lajme

Maqedonasi arrestohet në Kosovë pasi që falsifikon testin për COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 16 September 2020

Një person shtetas i Maqedonisë, ka falsifikuar testin për COVID-19.

Ai në pikën kufitar ka dorëzuar testin e falsifikuar gjë për të cilën ai ishte arrestuar.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportin 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:50 në pikën kufitare në Han të Elezit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për Covid 19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Të tjera