MAP-i shpërblen me tender kompaninë e papërgjegjshme
Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 21 June 2017
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur shumë shkelje gjatë auditimit të pasqyrave financiare për ministrinë e Administratës Publike (MAP)
Te kontrata ”Renovimi i ish ndërtesës së bankës së Lubjanës”, me vlerë 99,854 euro, operatori fitues nuk i kishte përmbushur kriteret e përcaktuara në dosje dhe në njoftimin për kontratë, raporton infokusi.com.
Sipas ZKA-së kriter i vendosur nga Autoriteti Kontraktues ishte që operatori duhet të ketë qarkullim për tri (3) vitet e fundit një shumë prej 250,000 euro dhe që vlera e kontratave në lëmin e ndërtimtarisë në tri vitet e fundit duhet të jetë 200,000 euro.
Por, operatori fitues nuk i kishte plotësuar kriteret e përcaktuara.
“Për tri (3) vitet e fundit kishte qarkullim në vlerë prej 215,063 euro, dhe vlera e kontratave të ofruara prej tij ishte 140,883 euro. Ndërsa, në anën tjetër Operatori i cili ishte me çmim me të lirë për 414€, ishte shpallur si i papërgjegjshëm, sepse nuk e kishte plotësuar kriterin, për noterizimin e diplomës. Shmangiet kishin ndodhur në procesin e vlerësimit të ofertave, në të cilin operatorët nuk ishin trajtuar në mënyrë të barabartë. MAP paraprakisht kishte realizuar me të njëjtin operator një kontratë në vitin 2016 e cila e përmbushte kriterin e kërkuar. Megjithatë, ky vit nuk ishte kriter i kërkuar në dosje dhe në njoftimin për kontratë. Rreziku Prania e dukurive të tilla gjatë procesit të vlerësimit mund të dëmtojnë objektivitetin dhe të shpërblehen me kontratë OE jo meritor”, thuhet në raportin e ZKA-së, raporton infokusi.com.
Sipas auditorit kjo mund të sjellë në pikëpyetje cilësinë e shërbimeve apo produkteve të pranuara për paranë e dhënë.
“Ministri duhet të siguroj përmes menaxherit të prokurimit se procesi i vlerësimit është në harmoni të plotë me kriteret e vendosura dhe trajtimi i operatorëve është i njëjtë. Një mbikëqyrje të procesit të vlerësimit para nënshkrimit të kontratës duhet ta siguroj edhe vetë menaxheri i prokurimit”thuhet në raport, raporton infokusi.com / INFOKUSI
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...