Lajme

Manza: Transformimi i FSK-së nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 20 June 2017

Ministri në detyrë i FSK-së Haki Demolli priti në takim pune zëvendës ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s John Manza.

Demolli  shprehi falënderimet  për përkrahjen e vazhdueshme  që NATO po i jep MFSK-së dhe FSK-së përmes ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Ai po ashtu me këtë rast falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s   Jens Stoltenberg   për letrën që i ka dërguar kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ku janë identifikuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, e ku synohet që të arrihet partneriteti i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe NATO-s  në fushën e sigurisë.

-Advertisement-

Demolli theksoi bashkëpunimin  e mirë me vendet e regjionit, me ushtritë e vendeve mike, veçanërisht me Gardën kombëtare të Ajovës dhe  bashkëpunimin e mirë me KFOR-in përmes ushtrimeve të përbashkëta.

Temë me  rëndësi ishte ajo transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, ku ministri Demolli ritheksoi se janë të bindur, se vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese duhet të bëhet ky ndryshim.

Në fjalën e tij Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama  foli për përgatitjet dhe planifikimin e ushtrimit Fushor “Shqiponja – 6” që do të mbahet në tetor, ku do të jenë pjesëmarrës ushtritë e më shumë se 10 shteteve.

Ai foli për aktivitet konkrete që janë bërë për integrimin e komuniteteve pakicë  në FSK e veçanërisht të komunitetit serb, pa ulur asnjëherë kriteret që ka FSK-ja.

Rama  theksoi se transformimi i FSK-së po e pret vendimin politik, por  është me rëndësi të thuhet se ne po punojmë shumë që të jemi gati për atë ditë dhe për këtë kemi kryer përgatitjet e nevojshme si dhe planifikimet afatmesme dhe afatgjata.

John Manza nga ana e tij shprehi kënaqësinë për arritjet dhe kualitetin e lartë të FSK-së.

Ai u shpreh se letra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s zotit Stoltenberg është dëshmi e përkrahjes që NATO i jep FSK-së. Po ashtu ai vlerësoi lart punën e mirë dhe rezultatet konkrete  për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK.  Ndër të tjera në takim Manza theksoi se, transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes  ndryshimeve kushtetuese  dhe të mos jetë proces i ngutshëm por ecje me hapa të sigurt

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera