Lifestyle

Mantra e cila ju lidh me Universin: Lutja shëruese So’ham relakson muskujt dhe mendjen

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 21 February 2019

Mantrat janë tinguj, rrokje apo fjalë të cilat kanë forcën që ta ndryshojnë vetëdijen tonë. Mësoni se si So’hammantra e fuqishme lidhet me Universin

Sipas traditës veda, mantra So’ham konsiderohet mantër universale e cila përdoret për t’u identifikuar me realitetin përfundimtar dhe Universin,

Mund të përkthehet edhe si “Jam unë Ai” dhe kjo deklaratë paraqet përgjigjen e pyetjes së mantrës Hamsa, e cila thotë “Kush jam Unë?”

-Advertisement-

Funksioni më i rëndësishëm i kësaj mantre është lidhja me njerëzit, sepse tingulli të cilin e prodhon është si tingull i frymëmarrjes, ndërkaq të gjithë njerëzit marrin frymë, apo jo?

Me këtë mësojmë që të gjithë ne ndajmë të njëjtën natyrë, stil jete, prejardhje dhe Krijues.

Pjesa e parë e mantrës shqiptohet si sooo e zgjatur dhe shqiptohet me rastin e marrjes frymë derisa pjesa tjetër e mantrës shqiptohet si hummm me rastin e nxjerrjes së frymës.

Kështu krijohet natyra e vibracioneve dhe lehtë relaksohet sistemi nervor.

Kjo mantër është një ndër mënyrat më të thjeshta që të qetësojmë mendjen tonë dhe t’i relaksojmë muskujt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera