Lajme

Mansa Musa, njeriu më i pasur i historisë

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 10 December 2017

Kur flasim për njerëzit më të pasur në botë, të gjithëve u shkon mendja tek emra si Bill Gates, Warren Buffet apo John D. Rockefeller.

Por, kur flasim për personin më të pasur në historinë e njerëzimit është një tjetër emër, kamja e të cilit eklipson totalisht pasurinë e Bill Gates, Warren Buffet dhe John D. Rockefeller të marrë së bashku.

Bëhet fjalë për Mansa Musa e Parë, një monark afrikan i shekullit të 14-të, që udhëhoqi Mbretërinë e Malit, që nën sundimin e tij shtrihej thuajse në gjithë territorin e Afrikës Perëndimore.

-Advertisement-

Musa I kontrollonte gjithë arin, diamantet, tregtinë e tyre dhe të mallrave të tjerë drejt Evropës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Duke përllogaritur inflacionin, Celebrity Net Worth ka dalë në përfundimin se në ditët e sotme, Mansa Musa do të zotëronte plot 400 miliardë dollarë. Në vendin e dytë në listën e më të pasurve në historikë është familja Rothschild me 350 miliardë, ndjekur nga Rockefeller me 340 miliardë, industrialisti i shekullit të 19-të, Andrew Carnegie me 310 miliardë, ndërsa Cari Nikolai II i Rusisë mbyll pesë më të pasurit e historisë me 300 miliardë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera