Manjani: Këto zgjedhje janë si ndeshje e trukuar
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 05 June 2017
Ish-ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ylli Manjani, me anë të një statusi në Facebook, i ka cilësuar zgjedhjet e 25 qershorit si një ndeshje të trukuar.
“Asnjë ide, program, projekt jo e jo i është paraqitur shqiptarëve në këto zgjedhje. Asnjë, asgjë!”, shkruan Manjani në statusin e tij, shkruan gazeta Shekulli.
Ndërkohë ish-ministri i LSI-së u ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë, si dhe ka shtuar se tashmë mbetet për tu parë nëse votuesi shqiptar do sillet si spektator i kësaj ndeshje të shitur, apo si zgjedhës!
Statusi i plotë i Yll Manjanit:
Këto zgjedhje janë si ndeshje e trukuar.
Asnjë ide, program, projekt jo e jo i është paraqitur shqiptarëve në këto zgjedhje. Asnjë, asgjë!
Vetëm batuta e kundërbatuta! Timoni, makina, shoferi, patenta, kamioni, autobuzi e te tjera si këto janë fjalët më të përdorura. Bëni një google dhe do bindeni.
Hesape të shëmtuara mandatesh pa treguar asnjë moment se cfarë do bësh për ti merituar ato! “Unë marr kaq”, “ai tjetri nuk merr gjë”, “qeverisim vetëm”, ” koalicioni gjë e keqe” etj etj. Pra asnjë ide! Vetë fall me kafe turke!
Akuza reciprake me drejtorë e me Shpk e Sha, pra treguar asgje se cfarë do bëjnë për të rritur ekonominë! Deklarata që ngjajnë as me Shpk, por me shoqëri Anonime, krejt pa sens e pergjegjësi.
Asnjë fjalë , projekt jo e jo, për të ndalë shqiptarët të ikin! Asnjë! Përkundrazi, i ftojnë të ikin sepse konsiderohen “një votë më pak” kundër kësaj palo politike!
Kjo fushatë nuk ka flamuj e banderola, por ka përralla elektronike rrjetesh sociale. Qeveria konkurron me tuta, opozita konkurron si pjesa teknike e qeverisë. Të tjerët mërmërisin disa ide të mira, por pa vemendjen e duhur. Kulmi!
Tutat e kryeministrit dhe defterët e ministrave teknike kanë më shumë vemendje sesa çdo bëhet me politikën, ekonominë, arsimin e rininë!
Asnjë fjalë të vetme për hashashin e drogën! Asnjë! Duken si të pajtuar me tymin e hashashit!
Batuta e bejte katundi që thurën nëpër dasma nën avujt e alkohoolit gjen çdo ditë! Të gjitha kanë në përmbajtjen e tyre vetëm: kush je ti e kush jam unë… Asgjë për qeverinë dhe të ardhmen!
E gjithë kjo sjellje të kujton ndeshjet e trukuara (të shitura) të kampionatit Shqiptar të Futbollit! Duket sikur loja është e paracaktuar…
Mbetet për t’u parë nëse votuesi shqiptar do sillet si spektator i lësaj ndeshje të shitur, apo si zgjedhës!
Do doja shumë që këtë radhë të kishim zgjedhje.
Kryetarët në kundërshtim edhe me vullnetin e tifozëve politike, mund të shesin ndeshjen (qeverinë e pushtetin), por nuk mund te shesin votën!
Votën e ka në dorë votuesi. Duhet votuar për ndeshje të rregullt dhe jo për ndeshje të shitura.
Në çdo rast duhet votuar!
Të tjera
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...