Mangani me vlera të larta, uji ende i papijshëm
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 25 October 2024
Vlerat e larta të Manganit në ujin e Liqenit të Badocit vazhdojnë të jenë ende prezentë. Si i tillë uji ende nuk rekomandohet të përdoret për pije e veçanërisht te grupet më të ndjeshme siç janë fëmijët 0-5 vjeç, personat e moshuar dhe ata që kanë sëmundje. Derisa uji i Liqenit të Badocit mund të përdoret për larje të enëve dhe rrobave.
Përkundër që uji po vazhdon të shpërndahet me autobote nëpër lagje të Prishtinës, qytetarët janë shprehur se duhet të rregulluar kualiteti i ujit për pije dhe që furnizimi të jetë i rregullt. Në të kundërtën nëse gjendja do të zgjas, qytetarët kanë paralajmëruar edhe protesta.
Doktoresha nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, (IKSHPK) Burbuqe Nushi për KosovaPress se nëse nuk do të ketë reshje shiu, atëherë kjo gjendje me ujin e pijshëm pritet të vazhdojë edhe përgjatë dy javëve të ardhshme.
“Çdo tejkalim i dozës, mund të ketë efekt toksik. Rekomandohet që qytetarët ende të mos e pinë ujin… Rekomandohet që kryesisht fëmijëve prej 0 deri në 5 vjeç, personat e moshuar dhe ata me sëmundje dhe që kanë diagnoza të mos e konsumojnë këtë ujë, përndryshe krejt veprimtaria tjetër mund të përfundojë me këtë ujë, dhe larja e enëve…
Zierja e ushqimit po, por jo përgatitje të ushqimit për foshnja… Sot sillet rreth 0.500 mg/L…. Nëse i referohemi parashikimeve meteorologjike, nuk ka shi edhe 10 ditë, atëherë pritet që kjo gjendje të zgjasë edhe dy javë”, ka thënë Nushi.
Ndërkaq, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka treguar për masat që ka ndërmarrë kjo kompani për të tejkaluar gjendjen me ujë të pijshëm, pas paraqitjes së vlerave të larta të Manganit në Liqenin e Badocit.
“Është ende në sasi të lartë, ka herë pas here edhe ulje të vlerave, mirëpo ende nuk janë për ujë të pijshëm. Paralelisht ne jemi duke e bërë edhe shpëlarjen e gypave magjistralë dhe sekondarë, duke bartur ujë përmes autoboteve në të gjitha zonat që furnizohen nga Badoci. Qëllimi ynë është që ta zvogëlojmë sasinë e manganit në liqenin e Badocit edhe nëse vazhdon të jetë një sasi shumë e lartë e manganit jashtë vlerave të lejuara, nuk është mirë ta shpërndajmë”, ka thënë Mjeku.
Qytetarët po furnizohen me ujë nga autobotet për ta përdorur vetëm në kuzhinë, ndërsa për ta konsumuar e blejnë atë nëpër markete.
Ilir Fetahaj nga lagjja “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, thotë se nëse gjendja e vështirësuar me furnizim të ujit të pijes do të vazhdojë, atëherë qytetarët duhet të dalin në protesta.
“Nuk kam asnjë mendim të mirë. Duhet të bëjnë diçka për ta rregulluar edhe kualitetin dhe furnizimi të jetë i rregullt… Faktikisht, e blejmë ujin e pijshëm, këtë ujë që e marrim, e marrim vetëm për kuzhinë… Të vetëdijesohemi dhe të dalim për të protestuar”, tha ai.
Qytetari tjetër Ibrahim Asllani thotë se zakonisht kur ndodhen në situata të tilla ata janë të detyruar që të blejnë ujin për pije.
“Nuk është e lodhshme kur është e nevojshme, absolut duhet patjetër, pa ujë nuk ka jetë. Sigurisht përfundon, duhet të pajtohemi edhe nëse zgjat. Kur nuk vjen cisterna ne duhet të blejmë, patjetër është e nevojshme”, tha Asllani.
Furnizimi me ujë nga autobotet bëhet në lagjet “Badoci i ri”, “Graçanica”, “Hajvalia”, “Veterniku”, “Lagjja e Spitalit”, “Rruga B”, “Bregu i Diellit” dhe “Muharrem Fejza”.
Mangani është një mineral që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse sasia e tij në ujë është më e madhe se 0.05 miligram për një litër, pasi kjo mund t’i shtojë ujit ngjyrë, erë dhe shije ndryshe.
Disa prej efekteve potenciale të përdorimit të ujit me përmbajtje të lartë të manganit janë problemet në sistemin e tretjes, ndikim në sistemin nervor, dëmtim të shëndetit të fëmijëve dhe probleme me zemër. /KP/
Të tjera
-
Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti duhet ta prekë fundin e mjerimit politik për ta kuptuar të vërtetën, përmend dy raste
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë...
-
Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, voton edhe minoriteti në Kukës të Shqipërisë
Këtë të dielë të 27 tetorit qytetarët bullgarë janë duke votuar për zgjedhjet...
-
“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor
“Wir schaffen das”, apo “Ne mund ta bëjmë këtë” – ishte refren i vazhdueshëm ...
-
Ahmeti u dërgon letra drejtuesve ndërkombëtarë – të mbrohet Marrëveshja e Ohrit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar le...
-
Kurti uron fituesin e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK
Kryeministri Albin Kurti, e ka uruar Endrit Krasniqin, fituesin e edicionit t...
-
Drejtori i Komisionit Evropian: Kosova mund t’i përfitojë 883 milionë euro
Gjatë së shtunës, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, vizitoi ...
-
Si të regjistroheni për votim jashtë Kosovës?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se si diaspora mund të regjis...
-
Murati: Me Bankën Botërore së shpejti fillon puna për themelimin e Bankës Zhvillimore
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se “Banka Zhvillimore po bëhet reali...
-
Bajrami ironizon me Muratin: Pas Fondit Sovran, bëhet edhe Banka Zhvillimore – deri më 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në FB
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka ironizuar m...
-
Si transportohen të burgosurit me rrezikshmëri të lartë? SHKK publikon pamjet
Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur ka publikuar një video se si i...
-
Gani Geci vazhdon me akuzat: Hashim Thaçi u mundua të më vriste pas vdekjes së Adem Jasharit
“Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit”. Kështu u s...
-
U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulmin ndaj Muhaxherit, kërkohen 30 ditë paraburgim
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuar...