Sport

Mane ka një mesazh për Mbappen dhe PSG-në

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 25 November 2018

Anëtari i Liverpool, Sadio Mane ka dhënë disa mendime të tij për ndeshjen Liverpool – PSG, e cila do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ai e ka vlerësuar Kylian Mbappen si një lojtar të shkëlqyeshëm, mirëpo ka thënë se Paris Saint Germain nuk duhet të presin një mbrëmje të lehtë në “Parc de Pinces” të mërkurën mbrëma.

“Kylian Mbappe është lojtar i shkëlqyeshëm, ai ka arritur një progres të madh shumë shpejt” ka thënë Mane për “Telefoot”.

-Advertisement-

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Neymar, Mbappe, Cavani…. madje edhe në fazën e mbrojtjes janë impresionues” ka vazhduar ai.

Ndeshja ndërmjet PSG dhe Liverpool do të jetë vendimtare për një vend në fazën e 1/16 në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet nëse parisienët do të shfrytëzojnë avantazhin e tifozërisë dhe fushës së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera