Lajme

Mandl: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, palët të angazhohen në dialog konstruktiv

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 26 March 2024

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për stabilizim-asociim BE – Kosovë, Lukas Mandl, ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve në takimin e 11-të të Komisionit që u mbajt në Prishtinë.

Mandl ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heq masat e vendosura ndaj Kosovës dhe u ka bërë thirrje palëve të angazhohen në një dialog konstruktiv, i cili do të ishte i frytshëm vetëm nëse do të mbahet me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve.

Ai ka shtuar se Parlamenti Evropian është i zhgënjyer nga masat ndaj Kosovës dhe ka dënuar përdorimin e dhunës që ka tronditur vendin në ngjarjet e fundit.

-Advertisement-

“Sipas meje, dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymë e mirëbesimit për të arritur një marrëveshje të normalizimit. Ftoj që të ketë zbatim të plotë të marrëveshjes së dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme,” u shpreh Mandl.

Ky takim i Komisionit për Stabilizim-Asociim simbolizon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe të ardhmes së Kosovës në kontekstin evropian.

Më 28 qershor 2023 ishin vendosur masat ndëshkuese si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

Masat përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së stabilizim asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera