Lifestyle

Mandarina me vlera ‘magjike’ ushqyese shëron disa sëmundje

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 27 December 2022

Sipas ekspertëve të mjekësisë mandarina, me anë të përbërësve të saj ofron shumë dobi në shëndet dhe mund të konsumojmë sa të duam.
Kur temperaturat ulen organizmi ka nevojë sa më shumë për vitaminë C, mandarina është dy herë më e pasur se portokalli me këtë përbërës të çmueshëm.

Përveç kësaj, në 100 gr mandarinë ka vetëm 35 kalori, acide folike, kalium, hekur, magnez, vitamina B1, B2 dhe B3, si edhe fibra për tretje të balancuar. Me dekompozimin e beta karotenit krijohet edhe vitamina A, e rëndësishme për lëkurë të bukur dhe shikim të mirë, njëkohësisht është edhe diuretik, lufton celulitin.

Lëvorja e mandarinës

-Advertisement-

Lëvorja e mandarinës përmban një përbërës jashtëzakonisht të rëndësishëm, nobiletinë, pigment i cili është dhjetë herë më i fortë në mandarina se në grejpfrut. Nobiletina mbron nga obeziteti, ataku kardiak apo hemoragjia në tru dhe nga diabeti.
Lëvorja e mandarinës ka efekte të shkëlqyeshme në dush për relaksim, largon pagjumësinë, ushqen lëkurën e dëmtuar, ndërsa ka edhe veçori tonifikuese dhe antiseptike.

Ju duhet të konsumoni mandarina të freskëta, të shijshme dhe jashtëzakonisht të shëndetshme.

Efektet e jashtëzakonshme:

Rregullon tensionin e gjakut
Nëse konsumoni lëng mandarine rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Mandarina është e pasur me minerale si kaliumi që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Këto minerale e bëjnë gjakun të qarkullojë pa pengesa në organizëm.

Forcon imunitetin
Vitamina C tek mandarina ndihmon të luftoni të ftohtin dhe gripin dhe të keni më shumë imunitet. Gjithashtu ajo ndihmon në largimin e toksinave dhe pastrimin e trupit. Të vjellat dhe çrregullimet në stomak mund të kurohen nga lëngu i mandarinës nëse konsumohet rregullisht.

Lëngu i mandarinës kundër plagëve
Vaji i mandarinës nxirret nga fruti shëron dhe fuqizon prodhimin e qelizave të reja. Ky vaj mund të aplikohet në plagët apo çarjet e lëkurës.

Pastron gjakun
Mandarinat janë agjentë të pastrimit të gjakut dhe përdoren gjerësisht si pastrues. Ato janë të njohura se ndihmojnë nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, të tilla si acidi i urinës, kripërat shtesë, ndotësit dhe uji. Është e njohur gjithashtu për rritjen e kapacitetit të trupit për mbajtjen e oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut, duke ndihmuar në pastrimin e tij.
Aleat i shëndetit të trurit
Mandarina është e njohur të ketë një efekt zbutës në nerva dhe është përdorur për të zbutur ethet. Kjo lehtëson të gjitha llojet e inflamacionit. Përdoret si mjet qetësues kundër etheve, helmeve, reaksioneve të stresit, alergjik dhe më shumë. Mandarina është e njohur edhe për tonifikimin e sistemit nervor dhe ndihmon për një qëndrim më aktiv gjatë ditës.

Depresioni
Mandarina është e njohur edhe për qetësimin e personave me depresion. Ato janë të njohura për qetësimin e stomakut teksa falin një kenaqësi gjatë konsumit te tyre falë shijes dhe përmbajtjes.

Tretja
Mandarinat ndihmojnë në rrjedhën e duhur të lëngjeve duke ndihmuar tretjen e ushqimit mbajnë ekuilibrin drejtë, midis acidit dhe shëron të gjitha infeksionet e stomakut dhe inflamacionet duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët.

Artriti
Mandarina është përdorur në trajtimet mjekësore kundër sëmundjeve të lëkurës dhe artritit. Me konsumimin e mandarinës bëhet më e mirë përthithja e hekurit nga ushqime të ndryshme.

Aleat i bukurisë
Mandarina është një burim i mirë i vitaminës A, ndaj edhe nëse vuani nga ndonjë problem i lëkurës, të tilla si puçra fytyre, rekomandohet konsumimi i këtij fruti dhe aplikimi i produkteve që janë derivate të kësaj vitamine, ndaj mandarina mund të jetë një alternativë e mirë për trajtimin e këtyre problemeve të lëkurës. Kur është fjala për shërimin e plagëve dhe dëmeve të tjera të lëkurës, vitamina A është e domosdoshme për këto, pasi ndihmon lëkurën të rindërtojë indet.

Trajton probleme të tretjes
Hidhni pak nga pluhuri i lëvozhgës së tharë të mandarinës në ushqim. Kjo është mënyrë e thjeshtë për të eliminuar çdo lloj problemi me tretjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera