Sport

Mancini merr ndihmës “nxënësin” e tij, kompletohet stafi i Arabisë Saudite

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 03 November 2023

Përforcim në stafin teknik të Roberto Mancinit. Trajneri italian mori drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite në fundin e muajit gusht.

58-vjeçari firmosi deri në verën e vitit 2027, kontratë nga e cila do të përfitojë në total rreth 90 mln euro.

Stafit të Mancinit i është bashkuar Yaya Toure, ish-mesfushori i njohur nga Bregu i Fildishtë. I cili do të jetë ndihmësi i italianit.

-Advertisement-

Të dy kanë punuar së bashku te Manchester City, ndërkohë që tani do të tentojnë të çojnë sa më lart Arabinë Saudite.

Toure mbante postin e zv trajnerit te Standardi i Liezhit. Vetë klubi belg ka njoftuar kalimin e afrikanit në kombëtaren saudite.

“Falënderojmë Yaya Toure për kontributin e tij në muajt e fundit dhe i urojmë më të mirën në vijim të karrierës profesionale”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera