Sport

Manchesteri ofron kontratën e re, Mourinho gati të bëhet “Fergusoni” i ri

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 12 October 2017

Manchester United janë të kënaqur me punën që po bën Hose Mourinho dhe i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

Portugezi nënshkroi kontratë tre vjeçare në vitin 2016, duke u bërë trajneri më i paguar në futboll së bashku me Pep Guardiolën.

Mirëpo tani drejtuesit e United i kanë ofruar një kontratë pesë vjeçare me një vlerë mbi 70 milionë euro ose 15 milionë në sezon.

-Advertisement-

Sezonin e kaluar ai bëri një lidhje të madhe me tifozët e United, ku arriti të fitoj dy trofe në sezonin e tij të parë, Kupën EFL dhe Europa League.

United janë aktualisht në krye të Premier League së bashku me Cityn. /IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera