Sport

Manchester Unitedi triumfon bindshëm ndaj Norwichit

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 11 January 2020

Manchester Unitedi është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi ka mposhtur bindshëm Norwichin me rezultat 4-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së 22-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Old Traffod’ të besuarit e Ole Gunnar Solskjaerit arritën ti shënonin katër gola.

Serinë e golave e hapi sulmuesi Marco Rashford në minutën e 27’.

-Advertisement-

Rashford ishte edhe golashënuesi i dytë i ‘Djajve të Kuq’, ku në minutën e 52’ e qoi rezultatin në 2-0.

Për rezultatin 3-0 shënoi Anthony Martial në minutën e 54’.

Golin e fundit për Unitedin e realizo Mason Greenwood në minutën e 76’ për rezultatin 4-0.

Pas kësaj fitoreje Mancheseter Unitedin renditet i pesti me 34 pikë, kurse Norwichi mbetet i fundit me 14-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera