Sport

Manchester Unitedi rikthehet te fitorja në kampionat

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 21 February 2021

Pas dy barazimeve rresht, Manchester Unitedi është rikthyer te fitorja në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ kanë triumfuar në shtëpi ndaj Newcastle Unitedit me rezultat 3-1, në sfidën e vlefshme për xhiron e 25-të në Premierligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Old Trafford’, golat për vendasit i shënuan Marcus Rashford (32’), Daniel James (57’) dhe Bruno Fernandes (75’), kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Allan Saint-Maximin (36’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi renditet i dyti me 49 pikë, 10 me pak se Manchester City që kryeson, kurse Newcastle Unitedi mbetet i 17-ti me 25 pikë.

Ndeshjen e radhës, Unitedi e luan në udhëtim te Chelsea, kurse Newcastle e pret Wolvesin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera