Sport

Manchester Unitedi rikthehet në krye të Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 20 January 2021

Pas barazimit me Liverpoolin javën e kaluar, Manchester Unitedi është rikthyer të fitorja në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ kanë triumfuar më përmbysje rezultati nga 1-0 në 1-2 ndaj Fulhamit, në duelin e vlefshëm për xhiron e 19-të në Premierligë.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Craven Cottage’ në Londër, golat për mysafirët i realizuan Edinson Cavani (21’) dhe Paul Pogba (65’), kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Ademola Lookman (5’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi është rikthyer në krye të Premierligë me 40 pikë, kurse Fulhami mbetet i 18-ti me 12 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera