Sport

Manchester Unitedi nuk arrinë më shumë së një barazim ndaj Aston Villas

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 01 December 2019

Manchester Unitedi ka vazhduar me formë jo të mirë në Premierligë.

‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë arritur më shumë se një pikë ndaj Aston Villas, duke luajtur baras 2-2, shkruan Gazeta inFokus.

Mysafirët e nisë në mënyrë fantastike takimin dhe në minutën e 12’ kaluan në epërsi me supergolin e shënuar nga Grealish.

-Advertisement-

Unitedi arriti që ne fund të pjesës së parë, saktësisht në minutën e 42’ ta barazoj rezultatin 1-1-, më të cilin rezultat u mbyllë edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë skuadra e Ole Gunnar Solskajer arriti ta përmbysë rezultatin me golin e shënuar nga Lindelof në minutën e 64’.

Por vetëm pas dy minutave mysafirët arritën ta barazonin rezultatin 2-2 me golin e shënuar nga Ming për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazim Unitedi renditet i nënti me 18 pikë, kurse Aston Villa mbetet e 15-ta me 15 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera