Sport

Manchester Unitedi fiton derbin ndaj Manchester Cityt

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 07 March 2021

Pas 21 fitoreve rresht në të gjitha garat, Manchester City ka pësuar humbje nga Manchester Unitedi me rezultat 0-2, në duelin e vlefshëm për xhiron e 27-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’, golat për ‘Djajtë e Kuq’ i shënuan Bruno Fernandez në minutën e 2’ dhe Luck Shaw në minutën e 50’.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi mbetet i dyti me 54 pikë, kurse Manchester City vazhdon të jetë i pari me 65 sosh.

-Advertisement-

Ndeshjen e radhës City e luan në shtëpi ndaj Southamptonit, kurse Unitedi e pret West Hamin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera