Sport

Manchester Unitedi e nis mbrapsht vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 03 January 2022

Skuadra e Manchester Unitedit e ka nisur mbrapsht Vitin e Ri 2022 , shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ kanë pësuar humbje në shtëpi nga Wolvesi me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 21-të në Premierligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Old Trafford’, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Joao Moutinho në minutën e 82’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Wolvesi renditet i teti me 28 pikë, kurse Manchester Unitedi mbetet i shtati me 31 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera