Sport

Manchester Unitedi e deklason Romën në ‘Teatrin e Ëndrrave’

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 29 April 2021

Manchester Unitedi e ka deklasuar Romën, pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 6-2, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Old Trafford’, golat për ‘Djajtë e Kuq’ i shënuan Bruno Fernandez 2x, Edinson Cacani 2x, Paul Pogba dhe Mason Greenwood, kurse golat për mysafirët i shënuan Lorenzo Pellegrini dhe Edin Dzeko.

Më këtë fitore, Manchester Unitedi me një këmbë është në finale të Ligës së Evropës.

-Advertisement-

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në ‘Stadio Olimpico’ në Romë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera