Sport

Manchester Unitedi dhe Evertoni ndahen në paqe

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 15 December 2019

Pas dy fitoreve rresh Manchester Unitedi është ndalur në barazim 1-1 nga Evertoni, në duelin e vlefshëm për javën e 17-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Old Trafford’ të parët kaluan në epërsi mysafirët me autogolin e shënuar nga Lindelof në minutën e 36’.

Pjesa e parë u mbyllë me avantazhin e Evertonit, kurse në 45 minutat e dytë ‘Djajtë e Kuq’ arritën ta barazonin rezultatin.

-Advertisement-

Ishte Mason Greenwood ai i cili realizoi gol në minutën e 78’ për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi Unitedi renditet i 6-ti me 25 pikë, kurse Evertoni mbetet i 16-ti me 18-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera