Sport

Manchester Unitedi bën tjetër hap falës në garën për Top 4, Burnley feston midis ‘Old Traffordit’ (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 22 January 2020

Manchester Unitedi nuk ka arritur të këndellet nga humbja me Liverpoolin, pasi është mposhtur përsëri, por kësaj radhe nga Burnley, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ kanë pësuar disfatë me rezultat 2-0, duke bërë tjetër hap falës në garën për një vend që dërgon sezonin tjetër në Ligën e Kampionëve.

Golat në këtë takim për mysafirët i shënuan Chris Wood në minutën e 39’ dhe Jay Rodriguez në minutën e 56’.

-Advertisement-

Pas kësaj humbje Unitedi mbetet i 5-ti me 34 pikë, 6-të me pak se Chelsea që renditet i katërti, ndërsa Burnley pas kësaj fitoreje kalon në pozitën e 13-të më 30 pikë.

Ndryshe, shumë tifozë të Unitedit u larguan nga stadiumi para kohe, në shenjë proteste për formën e dobët të skuadrës së tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera