Sport

Manchester United zyrtarizon trajnerin

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 28 March 2019

Manchester United e zyrtarizoi sot kontratën 3-vjeçare me trajnerin Norvegjez Ole Gunnar Solskjaer, i cili si duket kaloi provën e trajnerit të përkohshëm në klub dhe tani zyrtarisht ai mund të quhet si trajner ekip.

“Që nga dita e parë kur e morra detyrën jam ndier si në shtëpinë time. Është nder i madh të kesh qenë lojtar i Manchester United e më pas të vijosh karrierën si trajner në këtë klub. Muajt e fundit kanë qenë një eksperiencë fantastike. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët, lojtarët dhe pjesëtarë të stafit për punën që kemi bërë në këtë periudhë të shkurtër. Kjo është puna që kam ëndërruar gjithmonë dhe jam shumë i lutur që më është dhënë shansi të jem trajner për një kohë të gjatë. Shpresoj shumë të arrijmë ato suksese që tifozët e këtij klubi i meritojnë” u shpreh Ole Gunnar Solskjaer në sajtin e klubit.

Që nga ardhja e tij në pankinën e “Djajëve të Kuq” pas shkarkimit të portugezit Jose Mourinho, në muajin dhjetor ekipi anglez pati një ecuri mbresëlënëse dhe lojë mjaft të bukur. “Qershia  mbi tortë” ishte kualifikimi në çerekfinale të ligës së kampionëve e cila arriti ta eliminojë ekipin që shihej si favorit për të fituar trofeun prestigjioz të  Uefa Champions League, Paris Saint Germain me një rikthim spektakolar të rezultatit pikërisht në stadiumin të ekipit francez.

-Advertisement-

Skuadrës  Angleze në shortin e hedhur për çerek finale të ligës së kampionëve i doli një kundërshtar mjaft i vështirë FC Barcelona, mirëpo Solskjaer beson tek skuadra dhe lojtarët që ka në ekipin e tij. Duhet theksuar që norvegjezi ishte lojtar pikërisht në ekipin e Manchester United i cili kaloi periudhë fantastike e veçantë ishte goli  në minutat shtesë që ia dhuroi trofeun “Djajve të Kuq” në  finalen e ligës së kampionëve  të vitit 1999, kundër ekipit gjerman Bayern Munchen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera