Sport

Manchester United-Young Boys, ja formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 08 December 2021

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të fillojë ndeshja mes Manchester United dhe skuadrës zvicerane Young Boys, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Manchester United siguroi kualifikimin tutje duke shënuar fitore me rezultat solid 2:0 kundër Villarrealit, kurse Young Boys barazoi me rezultat 3:3 me Atalantan.

Momentalisht, pas pesë xhirove të zhvilluara në Grupin F, Manchester United kryeson tabelën me gjithsej 10 pikë, gjashtë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Young Boys, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për “Djajtë e Kuq” nuk do të paraqiten Cavani, Pogba dhe Varane, kurse te Young Boys do të mungojnë Fassnacht, Garcia, Mambimbi, Monteiro, Nsame, Petignat dhe Von Ballmoos.

Po ashtu, kjo do të jetë ndeshja e parë e Manchester United në krye me trajnerin e ri Ralf Rangnick në Ligën e Kampionëve, dhe formacionin e mundshëm të tij dhe të skuadrës së Young Boys e gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Mengi, Bailly, Telles; Matic, Van de Beek; Greenwood, Mata, Elanga; Rashford

Young Boys (4-3-3): Faivre; Hefti, Burgy, Lauper, Lefort; Aebischer, Martins, Rieder; Elia, Siebatcheu, Ngamaleu

Grupi F

21:00 Manchester United – Young Boys (Stadiumi Old Trafford)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera