Sport

Manchester United-Wenger, ‘çmenduria’ që ndodhi para 15 vitesh (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 11 September 2017

Ndoshta iu duket e pabesueshme, por para 15 vitesh, trajneri francez, Arsene Wenger kishe refuzuar ta merrte postin që ta drejtonte ekipin e Arsenalit, transmeton ORAinfo.

Madje trajneri i Arsenalit ka treguar arsyet pse ai ka refuzuar ta drejtonte ekipin më të trofeshëm në Angli.
“Kam qëndruar sepse isha gjithmonë i lumtur këtu – më i lumtur sepse njerëzit ishin të lumtur me mua. I dua vlerat e këtij klubi dhe për mua, një klub është për vlerat e para.

-Advertisement-

Një ditë, do të ishte një bisedë e mirë për të parë evolucionin e të dy klubeve. Unë gjithmonë pyes veten: ‘Po, natyrisht, Manchester United është tërheqës, por a jam i lumtur këtu?’. Përgjigjja ishte, ‘Po’.

Unë jam gjithmonë shumë konfidencial – një ditë ndoshta do t’i marr të gjitha kontaktet që kam pasur gjatë qëndrimit tim në Arsenal dhe do të bëja disa kapituj”, ka thënë Wenger./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera