Sport

Manchester United vihet pas Koulibaly dhe Rice

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 09 October 2019

Manchester United është duke bërë një sezon skandaloz, ku në tetë takime deri më tani ka arritur që të grumbullojë vetëm 9 pikë.

Ekipi po mendon që të rindërtohet, dhe ka vendosur edhe objektivat për sezonin e ardhshëm.

Ata janë dy: Koulibaly i Napolit dhe Rice i West Ham.

-Advertisement-

Klubi anglez sapo i ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 mesfushorit 21 vjeçar dhe nuk e lëshon pa një çmim prej 100-120 milion euro.

Teksa akoma më e vështirë duket situata për Koulibaly, ku presidenti i Napolit u shpreh se nëse Maguire kushton 90 milion euro mbrojtësi i tij kushton 250.

Kujtojmë që mbrojtësi anglez u transferua këtë verë pikërisht nga “djajtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera