Sport

Manchester United synon transferimin e yllit të PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 06 January 2022

Gjigandi anglez Manchester United e ka identifikuar sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, si një transferim të mundshëm, raporton “L’Equipe”.

Sulmuesi 28 vjeçar thuhet se është nën radarin e krerëve të “Djajve të Kuq”, ku këta të fundit po përgatiten për largimin e sulmuesve Anthony Martial dhe Edinson Cavani, përcjell Gazeta inFokus.

Nëse njëri nga Martial ose Cavani largohen këtë muaj, atëherë United do të synojë që ta transferojë Icardin në klub, ku për këtë të fundit interesim serioz ka shprehur edhe Juventusi.

Që nga kalimi prej Interit te Paris Saint-Germain, Icardi ka arritur të bëjë 82 paraqitje për gjigandin francez, duke regjistruar 38 gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij./Gazeta inFokus/

 

Të tjera