Sport

Manchester United refuzon ofertën e parë të Barçës për Pogba

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 07 August 2018

Paul Pogba është kthyer në një çështje të nxehtë në shtëpinë e Manchester United. Menaxheri i tij, Mino Raiola, kërkon me ngulm që klubi anglez të lëjojë transferimit e tij te Barcelona, por “Djajtë e Kuq” po rezistojnë. Mësohet se të hënë në mbrëmje United ka refuzuar ofertën e parë të “blaugranave”, 44 milionë paund, plus kartonin e Yerry Minas dhe Andre Gomesit.

Më Manchester, kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga mbyllja e merkatos në hyrje, Pogbanë e konsiderojnë të pashitshëm.

Mino Raiola, në fakt, por bën presion të madh që klienti i tij të largohet nga “Old Trafford”, por qëndrimet e tij të fundit po i interpretojnë si tentativa për t’i rritur pagën futbollistit deri në 500 000 paund në javë, duke barazuar atë të Alexis Sanchez, që për momentin është në majë të hierarkisë se pagave.

-Advertisement-

Barcelona ka kohë deri në fund të muajit për të bindur Manchester United, por problemi qëndron në faktin se “Djajtë e Kuq” tashmë e kanë të pamundur të gjejnë një zëvendësues në merkato, pasi pas datës në gusht nuk mund të kryejnë asnjë blerje. Gjithsesi, nuk përjashtohen zhvillime të reja në ditët në vazhdim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera