Sport

“Manchester United ofroi më shumë, ju tregoj çfarë më tha Benzema”

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 04 December 2019

Në sezonet 2007-2009, një yll i ri po shkëlqente me fanellën e Lyonit. Sulmuesi me numrin 10 arriti të shënonte 37 gola gjatë asaj periudhe, duke rënë shumë shpejt në radarin e ekipeve më të mira në Europë. Bëhët fjalë për Karim Benzeman dhe presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas, rikujton momentin kur ofertat erdhën në zyrën e tij për yllin e ekipit.

‘’Kur Karim vendosi të largohej nga ne, na erdhën dy oferta nga Real Madrid dhe Manchester United. Klauzola e tij ishte 35 miliionë €, por anglezët ofronin më shumë. Mbaj mend Benzeman, i cili erdhi në zyrën time dhe falë marrëdhënies tonë të shkëlqyer ai më tregoi se ëndrra e tij ishte të luante për madrilenët. Kështu vendosa që ai të shkonte te Reali, edhe pse oferta tjetër ishte shumë herë më e lartë’’, tregon president i Lyonit për ‘beIN Sports’.

Që nga trasnferimi i tij në Madrid, Karim Benzema është kthyer në një nga lojtarët simbol të madrilenëve. Golat i tij kanë ndihmuar Realin që të triumfojë 4 herë në Champions League si dhe 2 herë në La Liga. Francezi është në kuotën e 325 ndeshjeve me fanellën e Realit, ku ka shënuar dhe 158 gola.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera