Sport

Manchester United mbulon me “ar” David De Gean, spanjolli më i paguari

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 14 September 2019

Mbyllet më në fund çështja “De Gea” te Manchester United. Sulmuesi spanjoll ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në “Old Trafford”, duke firmosur marrëveshjen e re 5-vjeçare. Mësohet se “gardiani” i “Djajve të Kuq” do të përfitojë plot 13.3 milionë paundë neto në sezon, duke u shndërruar lojtari më i paguar tek United, para francezit Paul Pogba.

Kjo lëvizje e drejtuesve të klubit u jep fund zërave që e lidhin atë me një rikthim në Spanjë (Reali i Madridit).

Për portierin spanjoll, sipas raportimeve në shtyp, ka patur interesim edhe nga PSG dhe Juventusi, por ai ka këmbëngulur për qëndrimin në “Old Trafford”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera