Sport

Manchester United kërkon 100 milionë euro për Pogban

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 14 February 2020

Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas asaj që raporton Guardian, drejtuesit e klubit kërkojnë 100 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin francez, përcjellë KosovaPres.

Paul Pogba nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë në “Old Trafford”, duke munguar tash e një kohë të gjatë pas një lëndimi të pësuar.

-Advertisement-

Kujtojmë që për francezin, janë të interesuara skuadra si Real Madrid dhe kampioni italian, Juventus.

Ndërkohë që edhe vet agjenti i Pogba, Mino Raiola ka konfirmuar që Paul Pogba mund të largohet nga United në verë.

“Vendi i dytë i preferuar i Pogba, është Italia dhe nuk do t’i vinte aspak keq të rikthehej te Juventusi. Megjithatë ka kohë, pasi duhet të mbyllet sezoni dhe të luhet Kampionati Europian, para se të kalojmë te vendimi për të ardhmen e tij”, deklaroi Raiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera