Sport

Manchester United gjen menjëherë zëvendësuesin e Mourinhos

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 18 December 2018

Pas lajmit se Jose Mourinho është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit, mediat angleze raportojnë se Michael Carrick do të jetë zëvendësuesi i portugezit deri në fund të sezonit.

Mourinho u shkarkua pas dy sezoneve e gjysmë në pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit, pas rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta që pati skuadra e tij gjatë këtij sezoni.

Carrick ishte pjesë e stafit të trajnerëve të Mourinhos gjatë këtij sezoni, pasi i dha fund karrierës së tij mbresëlënëse me Manchester Unitedit vetëm një vit më parë.

-Advertisement-

Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë te “Djajtë e kuq”, bashkë me lojtarë si Paul Scholes, Ryan Giggs, Gary Neville e David Beckham.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera