Sport

Manchester City vs Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 15 January 2022

Java e 22-të e Premier Ligës sjellë derbin e madh ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat, sfidë e cila do të zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 13:30.

Skuadra e Pep Guardiolas ka një diferencë prej 10 pikëve nga Chelsea që renditet i dyti dhe një fitore eventuale ndaj “Bluve” do t’i ofronte ata shumë më afër titullit kampion për këtë edicion.

Të dy skuadrat vijnë në këtë ba;;afaqim me disa mungesa të rëndësishme. Nga radhët e Cityt mungojnë emra si Delap, Foden, Mahrez dhe Mendy, kurse te skuadra e Thomas Tuchel nuk do të mund të paraqiten Chalobah, Chilwell dhe James.

-Advertisement-

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Sterling, Foden, Grealish

Chelsea: Kepa, Rudiger, Silva, Sarr, Azpilicueta, Kante, Kovacic, Alonso, Ziyech, Lukaku, Pulisic

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera