Sport

Manchester City vazhdon sigurt drejt titullit kampion

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 17 February 2021

Manchester City ka vazhduar me fitore në kampionatin elitar anglez, shkruan Gazeta inFokus.

‘Qytetarët’ kanë triumfuar në udhëtim ndaj Evertonit, në sfidën e mbetur të javës së 16-të në Premierligë.

Golat për Cityzens i shënuan Phil Foden (32’), Riyad Mahrez (63’) dhe Bernardo Silva (77’), kurse për vendasit golin e vetëm e realizoi Richarlison (37’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Manchester City vazhdon kryesimin në kampionat me 56 pikë, 10 me shumë se Unitedi që renditet i dyti, kurse Evertoni mbetet i shtati me 37 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera