Sport

Manchester City vazhdon me fitore në Champions

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 27 October 2020

Skuadra e Manchester Cityt e ka arritur fitoren e dytë nga dy takimet e para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Cityzens kanë mposhtur në udhëtim Marseillen me rezultat 3-0, në sfidën e luajtur në ‘Stade Vélodrome’.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola i realizuan Ferran Torres në minutën e 18’ , Ilkay Gundogan në minutën e 76’ dhe Raheem Sterling 81’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Manchester City kryeson Grupin C me gjashtë pikë, ndërsa Marseille mbetet i fundi me 0 pikë.

Ndeshjen e radhës ‘Qytetarët’ e luajnë në shtëpi ndaj Olympiacos Piraeus, ndërsa Marseille luan në udhëtim te Porto./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera