Sport

Manchester City tejkalon Unitedin edhe në aspektin financiar

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 13 January 2022

Për herë të parë në histori, Manchester City ka kaluar rivalin e qytetit Manchester Unitedin për sa i përket të ardhurave.

Kampioni aktual i Anglisë grumbulloi 569.8 milionë funte në sezonin 2020/21. Nga ana tjetër, Manchester United nuk arriti as deri në 500 milionë gjatë kësaj periudhe. Ata fituan 494 milionë paund.

Të ardhurat e Cityt u rritën më së shumti falë sukseseve në fushë dhe në fushën e reklamave. Atje, fitimet e tyre u rritën me 90 milionë paund, përcjellë KosovaPress.

-Advertisement-

Krahasuar me sezonin e kaluar kur ishte në minus 126 milionë paund, City ishte në plus 2.4 milionë funte.

City është në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin në Premier Ligë edhe këtë vit. Skuadra e Pep Guardiolës ka dhjetë pikë më shumë se Chelsea që ndodhet aktualisht në vendin e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera