Sport

Manchester City ‘pushton’ Real Madridin midis ‘Santiago Bernabeut’ (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 26 February 2020

Manchester City ka shënuar fitore me përmbysej rezultati nga 1-0 në 1-2 ndaj Real Madridit, në duelin e parë të zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’ në kuadër të 1/8 se finales së Ligës se Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Isco i ‘Los Blancos’ në minutën e 60’ të takimit.

‘Qytetarët’ e barazuan rezultatin 1-1 në minutën e 78’ me golin e shënuar nga Gabriel Jesus.

-Advertisement-

Golin e fitores për skuadrën e Pep Guardiolas e shënoi Kevin De Bruyne në minutën e 83’.

Mesfushori belg realizoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 1-2 për Manchester Cityn.

Ky rezultat është shumë i favorshëm për Cityzen, të cilët ndeshjen e radhës e luajnë para shikuesve të vet.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri jave në ‘Etihad Stadium’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera