Sport

Manchester City mposhtë Crystal Palacen dhe i ofrohet Unitedit në dy pikë

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 17 January 2021

Manchester City e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka triumfuar ndaj Crystal Palaces me rezultat 4-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

Në takimin e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’, golat për Cityn i shënuan John Stones (26’ dhe 68’), Ilkay Gundogan (56’) dhe Raheem Sterling (88’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Manchester City renditet i dyti me 35 pikë, dy me pak se Unitedi që kryeson, kurse Crystal Palace mbetet e 13-ta me 23./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera