Sport

Manchester City mposhtë Borussia Monchengladbachin

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 24 February 2021

Skuadra e Manchester Cityt ka vazhduar me fitore edhe në garën më prestigjioze për klube në Evropë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Qytetarët’ kanë triumfuar në udhëtim te Borussia Monchengladbachi me rezultat 0-2, në sfidën e parë të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Golat për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola i shënuan Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus.

-Advertisement-

Silva realizoi në minutën e 29’, kurse Jesus në minutën e 65’.

Me këtë fitore Citizens kanë bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri jave në ‘Etihad Stadium’ në qytetin e Manchesterit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera