Sport

Manchester City me mund të madh triumfon ndaj Sheffield Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 21 January 2020

Manchester City ka triumfuar si mysafir i Sheffield Unitedit me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së 24-të në Premierligë, të besuarit e Pep Guardiolas me mund të madh kanë arritur ti arkëtojnë pikët e plota.

Në 45 minutat e parë nuk pati gola, por City luajti më mirë dhe humbi një penallti në minutën e 45’.

-Advertisement-

Gabriel Jusus nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë nga 11-të metërshi.

Në pjesën e dytë u deshtë të hynte në lojë Sergio Aguero për të realizuar gol dhe për ti dhuruar fitore skuadrës nga Manchesteri.

Argjentinasi shënoi në minutën e 73’ golin e parë dhe të fundit në këtë takim.

Pas kësaj fitoreje Manchester City renditet i dyti dhe shkon në kuotën e 51 pikëve, 13 më pak se Liverpooli që ka dy ndeshje me pak të zhvilluara, ndërsa Sheffiled Unitedi mbetet i 7-ti me 33 pikë.

Ndryshe, ky triumf i Cityzens mbanë gjallë shpresat në garën për titull me Liverpoolin./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera