Sport

Manchester City kualifikohet në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 25 November 2020

Manchester City e ka mposhtur në udhëtim Olympiacosin me rezultat minimal 1-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për ‘qytetarët’ e ka realizuar Phil Foden në minutën e 36’ të takimit.

Kjo ishte fitorja e katërt rresht e Cityzens dhe kështu janë kualifikuar në 1/8 e finales se garës më prestigjioze për klube në Evropë.

-Advertisement-

Pas këtij triumfi Manchester City renditet i pari në Grupin C me 10-të pikë, ndërsa Olympiacosi i treti me tri sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera