Sport

Manchester City fiton ndaj Aston Villas dhe merr përkohësisht kreun e Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 20 January 2021

Manchester City e ka regjistruar edhe fitoren e gjashtë rresht në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta inFokus.

Cityzens e ka mposhtur Aston Villan me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 18-të në Premierligë.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’, golat për skuadrën e Pep Guardiolas i shënuan Bernardo Silva në minutën e 79’ dhe Ilkay Gundogan në minutën e 90’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Manchester City ka marrë përkohësisht kreun e Premierligës me 38 pikë, aq sa ka edhe Leicesteri që renditet i dyti, kurse Aston Villa mbetet në pozitën e 11-të me 26 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera