Sport

Manchester City fiton lehtësisht ndaj West Ham Unitedit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 19 February 2020

Manchester City e ka fituar duelin e mbetur të javës së 26-të në Premierligë.

Cityzens në ‘Etihad Stadium’ e kanë mposhtur West Ham Unitedin me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e parë në këtë takim e realizoi mesfushori Rodri.

-Advertisement-

Spanjolli shënoi më kokë për rezultatin 1-0 në minutën e 30’ pas një harkimi nga këndi nga De Bruyne.

Pjesa e parë u mbyllë me epërsinë minimale të ‘qytetarëve’, ndërsa në 45 minutat e dytë u shënua dhe një gol.

Ishte Kevin De Bruyne, ai i cili realizoi për rezultatin 2-0.

Mesfushori belg në minutën e 62’ pas në asistimi nga Bernardo Silva e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-0.

De Bruyne u zgjodh edhe lojtari më i mirë i këtij takimi, pasi asistoj dhe realizoi.

Pas kësaj fitoreje Manchestser City vazhdon të renditet i dyti me 54 pikë, 22 me pak se Liverpooli që kryeson, ndërsa West Ham Unitedi mbetet i 18-ti me 24 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera