Sport

Manchester City fiton lehtësisht ndaj Brunleyt

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 03 December 2019

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë 4-1 si mysafir i Brunleyt, në duelin e vlefshëm për javën e pesëmbëdhjetë në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e Pep Guardilas ishin më të mirë gjashtë gjithë takimin, ku lojtari më i dalluar ishte Gabriel Jesus, i cili realizoi dy gola mjaftë të bukur.

Serinë e golave e hapi pikërisht Jesus i cili në minutën e 24’ realizoi një supergol, më të cilin u mbyllë edhe pjesa e parë.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë futbollistët e Cityt shënuan edhe tre gola të tjerë.

Për 2-0 shënoi përsëri Jesus, ku pas një super aksioni të ndërtuar nga Sterling – De Bryune dhe Bernardo Silva, ky i fundit dhuroi një super asist për numrin 9 të Cityt.

Qytetarët nuk u ndalën dhe në minutën e 68’ shënuan edhe golin e tretë me anë të Rodrigo, i cili shënoi një gol të çmendur nga largësia.

Golin e fundit për Cityzens e shënoi Mahrez në minutën e 87’ për rezultatin 4-0.

Krejt çka arriti të bëjë Brunley ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 89’ për rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitoreje Manchester City renditet i dyti me 32 pikë, 8 me pak se Liverpooli që nesër luan si vendas ndaj Evertonit, ndërsa Brunley mbetet i njëmbëdhjeti me 18 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera