Sport

Manchester City e ‘shkatërron’ Aston Villan

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 12 January 2020

Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-1 si mysafir i Aston Villas në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së 22-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Të besuarit e Pep Guardiolas realizuan plotë 6 gola ndaj Villas.

Golat për ‘Qytetarët’ i shënuan Aguero 3x, Mahrez 2x dhe Gabriel Jesus, kurse golin e vetëm për vendasit e realizoi Anwar El-Ghazi.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje City kalon në pozitën e dytë me 47 pikë, 14-të më pak se Liverpooli që ka një ndeshje me pak të zhvilluar, kurse Aston Villa mbetet e 18-ta me 21 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera