Sport

Manchester City dhe Milan parashikohen të takohen në finale sipas një ish-kapiteni të Bayern Munich!

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 17 April 2023

Bastian Schweinsteiger i ka idetë e qarta rreth finales së këtij sezoni në Champions League. Ish-kapiteni legjendar i Bayern Munchen, i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në profilin e tij në Twitter.

“Si mendoj se do të dalë finalja? Manchester City-Milan”, u përgjigj ish-mesfushori gjerman, duke theksuar se beson tek avancimi i kuqezinjve të Piolit në finalen e Stambollit.

Në të njëjtën kohë, Schweinsteiger indirekt pranon se nuk beson te përmbysja e Bayern Munchen, skuadrës së tij të zemrës. Bavarezët humbën 3-0 çerekfinalen e parë ndaj Manchester City në “Etihad Stadium”.

-Advertisement-

Sfida e kthimit do të luhet të mërkurën në Mynih. Ndërkohë, Milani zbret në fushë të martën në ‘Diego Maradona”, stadium ku duhet të mbrojë triumfin 1-0 ndaj Napolit në “San Siro”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera